Gjendet një skelet njeriu, i mungojnë disa gjymtyrë
Skeleti i një mashkulli, i dyshuar si i vrarë, është gjetur në kodrat e Selitës në Tiranë. Dyshimet se kemi të bëjmë me një vrasje shtohen pasi trupi i mungojnë gjymtyrët dhe koka është gjetur e shkëputur nga trupi.
Në kafkë sqaron policia e Tiranës nuk janë gjetur dëmtime. Skeleti është gjetur ditën e diel nga një banorë i zonës, i cili ka lajmëruar policinë.
Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka konfirmuar se kemi të bëjmë më një kufomë, e cila është në fazë të avancuar dekompozimi.
Viktima ka të paktën 1 vit që ka humbur jetën. Skeleti është dërguar pranë mjekësisë ligjore ku po i nënshtrohet disa analizave për të bërë të mundur identifikim e mashkullit, që dyshohet se është i moshës nga 25 deri në 30 vjeç.
Ndërkohë sektori i vrasjeve në policinë e Tiranës ka nisur hetimet për këtë rast. Mënyra se si viktima është copëtuar i bëjnë blutë se kemi të bëjmë më një vrasje.
Megjithatë po ndiqen edhe pista të tjera që mund të jetë një vdekje aksidentale. Identifikimi i kufomës bëhet i vështirë pasi nuk ka asnjë shenjë dalluese si rroba apo mjete të tjera identifikimi. Ndërkaq po verifikohet lista e personave të shpallur të humbur në të gjithë Shqipërinë. /TV KLAN