Video/ Kthehet “Super Mario”, shënon 2 gola me Nice
Mario Balotelli është rikthyer me gola dhe lojë të bukur. Sulmuesi italian ishte vendimtar në debutimin e tij me Nice që mundi me rezultatin 3 – 2 Marseille.
“Super Mario” shënoi dy gola në këtë takim duke merituar edhe faqen e parë të sportives “L’Equipe”. Balotelli qëndroi në fushë gjatë të gjithë takimit duke treguar se kuptohet shumë mirë me shokët e skuadrës.
Nice ëndërron një një tjetër titull kampion pas atij të vitit të largët 1959. Do të jetë e vështirë, por për momentin skuadra e Mario balotelli kryeson sëbashku me Monaco renditjen. Në fund një tjetër shfaqe e sulmuesit që bën shumë të flitet kudo që shkon.
Canal Plus e intervistoi pas takimit me gazetarin që hyri në dhomat e zhveshjes dhe me Balotelli që jep një përgjigje që sjell të qeshura.
Mario Balotelli, futbollist i Nice: Po, jam i lumtur këtu, por tani duhet tani kam nevojë për një masazh. /TV KLAN