Të tjera zgjedhje për shkak të Cameron
Ish – Kryeministri britanik, David Cameron do të lerë mandatin e deputetit, duke çuar kështu në zgjedhje të reja në Witney, zonë të cilën ai e ka përfaqësuar në parlament, që prej vitit 2001.
Cameron, i cili dha dorëheqjen në Qershor të këtij viti pas referendumit të Brexit, tha se nuk donte t’i krijonte shpërqendrim Kryeminstres së re, Theresa May, ndërsa më herët ai kishte deklaruar se do të qëndronte në parlament deri në zgjdhjet e ardhshme të përgjithshme.
49 – vjeçari Cameron erdhi në krye të konservatorëve në vitin 2005 dhe në 2010 -ën u zgjodh Kryeministër i Britanisë.
Tv Klan