Armëpushimi, shansi i fundit për Sirinë…
Në orët e para pas firmosjes së armëpushimit në Siri, i negociuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, mediat e huaja raportojnë se në pjesën më të madhe të vendit marrëveshja po respektohet, por ka disa zona ku janë shënuar shpërthime.
Më herët, Sekretari Amerikan, Kerri dhe Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, gjetën ujdinë për një armëpushim të paktën 1 javor, një pakt që u pranua edhe nga presidenti sirian Bashar al-Assad.
Për kryediplomatin amerikan, marrëveshja e paqes mund të jetë shansi i fundit për Sirinë.
Tv Klan