Mjekët-prindërve: Përgatituni për më të keqen, por ndodh mrekullia!
Dy binjakë të cilët kanë lindur pas vetëm 23 javësh kanë sfiduar parashikimet e mjekëve dhe do të festojnë ditëlindjen e tyre të parë javën e ardhshme.
Lindja e tyre u konsiderua si një rast tepër i vështirë dhe kishte pak shanse që ata të mbijetonin. Cadence Moore peshonte vetëm 481 gram, ndërsa vëllai i saj Jaxson peshonte vetëm 141 gram. Binjakët lindën me prerje cezariane me 23 Shtator të vitit të kaluar pas një ndërhyrje emergjente. Në pamundësi për të lindur fëmijë në mënyrë natyrale, pridërit Jourdan 32 vjeç dhe Matt Moore 33 vjeç i adoptuan si embrione, pasi një mik u kishte sugjeruar një donacion. Moore kishte vuajtur nga shumë sëmundje të rënda për të cilat kishte përdorur edhe ilaçe, për pasojë kjo kishte bërë që ajo të mos mbetej shtatëzënë prej 10 vitesh. Pas adoptimit të embrioneve, shtatëznia e saj vijoji normale dhe në Maj çifti zbuloi se së shpejti do të jenë prindër të binjakëve jo-biologjikë. Por, pas 23 javësh shtatëzania shkoi keq pasi foshnjet lindën para kohe. Mjekët i paralajmëruan prindërit të përgatiteshin për më të keqen, pasi nuk kishte shans që ata të mbijetonin, por gjithçka shkoi jashtë parashikimeve, mrekullia ndodhi! Fëmijët janë gjallë dhe prindërit presin t'u festojnë atyre ditëlindjen./tvklan.al