Tifozët e Partizanit të pakënaqur me trajnerin


Tifozët e Partizanit të pakënaqur me trajnerin

20:01 13/09/2016

Tifozët e Partizanit protestuan ndaj lojës së futbollistëve të tyre në përballjen ndaj Vllaznisë, ku nuk u shënua asnjë gol.

Shqetësimi u bë edhe më i madh, pas fitores vetëm në minutën e fundit ndaj Luftëtarit po në Elbasan, me një penallti të dyshimtë. Pas këtyre rezultateve tifozët akuzojnë trajnerin italian Adolfo Sormani.

Ai tregoi se përse Partizani mezi shënon. Vështirësia për të shënuar për të kuqtë nisi që në kupat e Europës, ku realizuan vetëm dy herë ndaj Ferencvaroshit, ndërsa nuk e gjetën asnjëherë rrugën e rrjetës kundër Salcburgut austriak në Champions dhe Krasnodarit të Rusisë në Ligën e Europës./ TV KLAN






Të ngjashme