Peshkatarin e godet për vdekje kavoja, gruan e zë korrenti duke gatuar
Lezhë- Një peshkatar 48-vjeçar ka gjetur vdekjen në Lezhë. Sipas policisë shtetasi P.D, duke peshkuar me peshkarexhë në thellësi të detit, është dëmtuar nga goditja e një kavoje.
Efektivët e Policisë Kufitare kanë mundur ta nxjerrin nga uji, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ndërkohë një 53-vjeçar ka gjetur vdekjen, duke gatuar. Sipas policisë gruaja me inicialet B.Xh, banuese në Malbardhë të Kurbint, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ajo ka ndërruar jetë rrugës për në spital./tvklan.al