Asnjë regjistrim në 8 degë të Fakultetit të Shkencave
Maturantët që janë shpallur fitues në raundin e parë janë ende të pavendosur se ku do t’i përqendrojnë studimet e tyre.
Kjo faktohet nga numrin i ulët i regjistrimeve. Dita e parë e këtij procesi është mbyllur me zero fitues të regjistruar në 8 degë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Edhe në Fakultetin e Histori-Filologji dhe Universitetin Bujqësor të Kamzës numri i maturantëve fitues ka qenë i ulët.
Bazuar në pritshmërinë e këtyre fakulteteve, raundi i parë do të gjeneroj shumë kuota bosh për raundin e dytë të aplikimit./ TV KLAN