“Një avion me hashash është rrëzuar në Durrës”
Deputeti demokrat Flamur Noka denoncoi nga foltorja e Kuvendit se një avion me drogë është rrëzuar paraditen e sotme në Durrës.
Deklarata erdhi në përgjigje të fjalës së deputetit Pjerin Ndreu, që akuzoi opozitën për deklarata të pabaza lidhur me drogën dhe hashashin në vend.
“
Shkoni pak në Durrës, se sapo ra një avion i vogël i ngarkuar me hashash, sapo, është rrëzuar një mushkonjë tjetër në Ishëm. Qielli i Shqipërisë në vend të mbushej me avion të transportit të qytetarëve, është mbushur me avionë të transportit të drogës
”, deklaroi deputeti demokrat.
Ndërkohë burime nga policia e qytetit bregdetar konfirmojnë se është ulur një avion i vogël në Ishëm të Durrësit, por nuk ka drogë. /tvklan.al