Rama-Berishës: U bëre frymëzim për filmin “War dog”. Noka: Je halabak
Kultivimi i marijuanës në të gjithë territorin e vendit dhe rrëzimi i një avioni në Ishëm, për të cilin opozita pretendoi se ishte i mbushur me marijuanë, nxitën debat dhe tensione në Kuvendin e Shqipërisë derisa opozita braktisi sallën, por u krikthye më pas.
I pari që denoncoi në seancë rrëzimin e avionit në Ishëm ishte deputeti democrat, Flamur Noka. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u ftua në debat nga Kreu i PDIU, Vangjel Dule.
Ish-Kryeministri Berisha e krahasoi si edhe herë tjetër, kabinetin qeveritar me një kartel droge dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të rrëzuar qeverinë. Akuzave të tij Kryeministri Rama nisi t’u përgjigjej me ironi nga vendi dhe kjo solli ndërprerje të seancës për disa minuta.
Pas rifillimit të séances, Kryeministri Rama citoi raportet e ndërkombëtarëve për kultivimin e marijuanës. Por fjalët e Ramës duket se nuk bindën as Jozefina Topallin që ishte deputetja e vetme nga PD në sallë gjatë fjalës së tij, e cila e kundërshtonte herë pas here dhe më pas u largua.
Ndërsa ish-Kryeministrit Berisha, Rama i përmendi filmin “War Dogs”. Kur u rikthye ish-Kryeministri, Berisha i’u përgjigj me një parodi.
Tv Klan