Opozita: Bandat e kanabisit blenë fitoren në Dibër
Fitorja e kandidatit të Partisë Socialiste në zgjedhjet e Dibrës, të cilësuara nga opozita si të blera me paratë e krimit dhe kanabisit, zunë një vend të konsiderueshëm në sallën e Kuvendit. Ish – Kryeministri, Sali Berisha akuzoi sërish qeverinë, për favorizim të karteleve të drogës në Dibër.
Por Kryeministri Edi Rama tha se bandat ishin të Partisë Demokratike. Ndërsa, Deputeti Ben Blushi ka një shpjegim të vetin, përse në Dibër fitoi kandidati i Partisë Socialiste.
Për ta mbyllur, ish – Kryeministri Berisha i ilustroi me një parodi kushtuar qeverisë, akuzat e opozitës për blerjen e votës në Dibër./tvklan.al