Diktatorët më të pamëshirshëm, nga Enver Hoxha deri tek…
Teksa pjesa më e madhe e njerëzve njohin disa nga diktatorët më famëkeqë në botë, si Adolf Hitler apo Joseph Stalin, historia është e mbushur me tiranë, kriminelë lufte dhe sadistë, të cilët u vendosën në krye të shteteve dhe shoqërive njerëzore e sunduan për vite me radhë.
E përditshmja britanike “The Independent
” sjell disa prej diktatorëve më të pamëshirshëm të historisë së njerëzimit. Në mesin e tyre nuk mungon edhe ish – diktatori shqiptar, Enver Hoxha. Francisco Solano Lopez (Paraguaj, 1862 - 1870) Megjithëse ishte figurë e nderuar në Paraguaj, dekada pas vdekjes së tij, presidenti dhe lideri i militantëve Francisco Solano Lopez, provokoi një luftë civile midis Brazilit dhe Argjentinës në Uruguaj, në mesin e vitit 1860. Ai sundoi për tetë vite (1862 - 1870). Lopez vdiq në betejë, në vitin 1870. Jozef Tiso (Sllovaki, 1939 - 1945) Tiso ishte në krye të një prej regjimeve gjermane përgjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore. Ai gjithashtu drejtoi një ushtri pas rebelimit anti-fashist të vitit 1944. Dome Sztojay (Hungari, 1944) Gjatë 6 muajve të Sztojay si kryeministër i Hungarisë, më shumë se 440,000 hebrenj shkuan nga Hungaria në kampet e përqendrimit. Sztojay ka qenë ambasador i nazistëve për një dekadë dhe i drejtoi gjithashtu edhe në Luftën e Dytë Botërore. Ai u kap nga trupat amerikane pas luftës dhe u ekzekutua në Hungari në vitin 1946. Ante Pavelic (1941 - 1945) Ante Pavelic filloi si politikan që i kundërvihej centralizimit, e që më pas njihej si mbretëria e Jugosllavisë. Pasi forcat Aksize pushtuan Jugosllavinë në vitin 1941, Pavelic mori kontrollin si lideri i shtetit të pavarur të Kroacisë. Pasi Gjermania u mund në vitin 1945, Pavelic u fsheh dhe u arratis në Argjentinë. Ai vdiq në Spanjë në vitin 1959. Matyas Rakosi (1945 - 1956) Rakosi u bë lideri komunist i Hungarisë pasi forcoi fuqinë politike në vitin 1945. E quanin “dishepulli më i mirë Hungarez i Stalinit”. Rusia e hodhi nga pushteti në 1956 -ën, në mënyrë që të kënaqte liderin Jugosllav, Mashal Titon. Khorloogiin Choibalsan (Mongoli, 1930 - 1952) Pas disa takimeve me Stalinin, Choibalsan u përshtat me politikat sovjetike dhe i aplikoi ato në Mongoli. Ai krijoi një sistem diktatorial, duke shtypur opozitën dhe duke vrarë qindra njerëz. Në vitin 1951 shkoi në Moskë që të kurohej nga veshkat dhe vdiq një vit më pas. Enver Hoxha (Shqipëri, 1944 - 1985) Diktatori shqiptar krijoi aleancë me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën, përpara se ta kthente vendin e tij në një version ballkanik të Koresë së Veriut moderne. Hoxha përforcoi kultin dhe personalitetin e Stalinit duke krijuar një shoqëri pa tolerancë politike. Rreth 200,000 persona, në një vend me afërsisht 3 milionë banorë, u burgosën për krime politike gjatë sundimit të Hoxhës. Le Duan (Vietnam, 1960 - 1986) Megjithëse nuk ishte asnjëherë koka e shtetit në Vietnam, Le Duan ishte vendim – marrësi kryesor në regjimin komunist të vendit për më shumë se 20 vjet. Nën drejtimin e Duanit, Vietnami dështoi ekonomikisht. Ian Smith (Zimbabve, 1964 - 1979) Një nga figurat më kontroverse në historinë e Afrikës post – kolonizatore, një pilot i dekoruar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai bëri shkëputjen e Zimbabvesë nga perandoria Britanike, në 1965 -ën. Megjithëse ndonjëherë fliste për dëshirën e tij për të dorëzuar pushtetin, ai vazhdoi të drejtonte një regjim diskriminues racor, për më shumë se një dekadë. Ramfis Trujillo ( Republika Domenikane, Maj 1961 - Tetor 1961) Babai i Ramfis -it, Rafael Trujillo, e qeverisi Republikën Domenikane për më shumë se 30 vjet. Djali i tij i madh, i cili u dekorua kolonel në moshën 4 – vjeçare, kaloi disa muaj si diktator i Karaibeve dhe ndërmori një fushatë brutale ndaj atyre që dyshonte se i kishin vrarë të atin në Maj 1960. Kur shkoi në Spanjë e mori arkivolin e të atit me vete. Arkivoli ishte i mbushur me rreth 4 milionë para dhe bizhuteri. Michel Micombero (Burundi, 1966 - 1976) Ishte kapiten ushtrie dhe më parë Ministër Mbrojtje. Ai ishte vetëm 26 – vjeç kur udhëhoqi kryengritjen që i siguroi karrigen e kryeministrit të vendit. Në 1972 – in qeveria e Micomberos shtypi një kryengritje rebelësh, ku u vranë rreth 150.000 – 300.000. Yahya Khan (Pakistan, 1969 - 1971) Gjenerali dhe veterani i Luftë së Dytë Botërore shpërbëu qeverinë dhe imponoi artet marciale në vitin 1969. Khan mbikëqyri vrasjen masive të pothuajse gjysmë milioni bengalëve dhe minoriteteve të tjera në Indi. Në fund të vitit, qindra - mijëra njerëz u vranë dhe Kran u shkarkua si president. Ai vdiq në Pakistan në vitin 1980. Carlos Manuel Arana Osorio (Guatemala, 1970 - 1974) Gjatë sundimit të tij si president, ai bëri përpjekje qeveritare për të persekutuar “studentët radikalë”, grupet punëtore dhe kundërshtarët politikë. Rreth 20 mijë persona vdiqën apo u “zhdukën” gjatë qeverisjes së tij. Francisco Macias Nguema (Guinea Ekuatoriale, 1968 - 1979) Ai ishte president dhe e deklaroi veten lider i përjetshëm. Mbante shumë nga thesaret kombëtare në valixhe poshtë krevatit dhe vrau një të tretën e popullsisë së kolonisë spanjolle. Ai u ekzekutua pasi nipi i tij, Teodoro Obiang e hodhi nga pushteti në vitin 1979. Teodo Obiang (Guinea Ekuatoriale, 1979 - deri më sot) Ai hodhi nga pushteti xhaxhanë e tij, presidentin e parë të Guinesë Ekuatoriale. Qeverisja e tij akuzohet për tortura dhe dëbimin e shprehjeve politike. Në të njëjtën kohë, Obiangu ka tentuar ta kthejë kryeqytetin e Malabosë në një destinacion turistik dhe ka provuar ta portretizojë Guinenë Ekuatoriale si një nga fuqitë në rritje ekonomike dhe politike të Afrikës. Siad Barre (Somali, 1969 - 1991) Diktatori ushtarak i Somalisë bëri një gabim të rëndë strategjik kur pushtoi rajonin e madh të Etiopisë. Pushtimi bindi Bashkimin Sovietik të tërhiqte mbështetjen nga qeveria e Barre. Pas luftës së dështuar ndaj Etiopisë, Barre e qeverisi Somalinë për 13 vite. Radovan Karadzic ( Serbi, 1992 - 1996) Ai ishte presidenti i republikës etnike Serbe që u shkëput nga Bosnja pas shkëputjes së saj nga Jugosllavia, në vitin 1992. Karadzic bëri një fushatë pastruese ndaj myslimanëve të Bosnjës. Besohet se ka urdhëruar masakrën e Srebrenicës, ku militanët serbë vranë mbi 8000 muslimanë boshnjakë për tre ditë. Në 2008 -ën u arrestua në Serbi dhe u dërgua në Hagë, për t'u përballuar me akuzat për krime kundër njerëzimit. Theodore Sindikubwabo (Ruanda, Prill 1994 - Korrik 1994) Ai mban përgjegjësi personale për organizimin e gjenocidit në Ruandë. Sindikubwabo shkoi në shtetin fqinj (Zaire) pasi forcat e presidentit të ri, Paul Kagame, pushtuan vendin gjatë ditëve të fundit të gjenocidit. Ai vdiq në mërgim në vitin 1998. Than Shwe ( Mianmar, 1992-2011) Është kritikuar nga vendet perëndimore për abuzim të të drejtave të njeriut. Më shumë se 1 milion persona u dëbuan në “zonat të veçanta” dhe “kampe pune”, nën urdhrat e tij. Së fundmi, ai shfaqi mbështetje për Aung San Suu Kyi, si lider të ardhshëm të Mianmarit, megjithëse gjatë sundimit të tij, lideri opozitar, fitues i çmimit Nobel, u mbajt në arrest shtëpie. Isaias Afwerki (Eritrea, 1991 - deri në ditët e sotme) Gjatë 25 viteve, Afwerki ndërtoi një nga regjimet diktatoriale më terrorizuese. Qeveria e Afwerkit kishte një rrjet brutal burgjesh sekrete. Shtypja e brendshme e Eritreas ka detyruar mbi 380,000 njerëz të largohen, nga një popullatë me rreth 7 milionë banorë. Yahya Jammeh (Gambia, 1996 - deri në ditët e sotme) Presidenti i Gambias, që prej vitit 1996 ka ndërtuar një nga shtetet më shtypës në botë. Jammeh ka përdorur arrestimet arbitrare dhe torturat, si mjetet e tij të preferuara të kontrollit dhe ka kërcënuar se do t'i presë fytin meshkujve homoseksualë në vend. Megjithëse popullata është mbi 1.8 milionë, Gambia është një nga pikat kryesore të emigrantëve për të kaluar nga Deti Mesdhe në Europë. /tvklan.al