Bujqësia, Rama: 300 milionë euro për fermerët


Bujqësia, Rama: 300 milionë euro për fermerët

14:20 16/09/2016

Fermerët të Gruemires, kryeministri Edi Rama jo vetëm i ka nxitur por ju është lutur të përfitojnë nga Fondi Kombëtar i Garancisë, një fond financuar nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim për të mbështetur projektet në bujqësi përmes kreditim, që garantohet nga qeveria.

Kryeministri iu ka shpjeguar të gjithë procedurat, që çdo fermerë duhet të ndjek për të përfituar kredinë për të zhvilluar projektet në bujqësi.

Sipas Ramës numri i kredive të këqija në fshat është zero çka i bën fermerët partner të besueshëm në institucionet bankare.

Në bashkëbisedimin me kryeministrin, fermerët me shumë se për Fondin Kombëtar të Garancisë treguan interes për zgjidhjen e problemeve me faturat afrofe dhe ujin për vaditje e tokave të tyre./ TV KLAN






Të ngjashme