Humb betejën me kancerin një ditë para martesës
Një blogere nga Anglia, e cila ishte diagnostikuar me një tumor të rrallë në tru vitin e shkuar, u nda nga jeta vetëm një ditë parpara se të kurorëzohej në martesë.
25 – vjeçarja Anna Swabey, nga Durham, do të martohej ditën e shtunë me të fejuarin e saj, Andry Bell. Por pasi gjendja e saj u përkeqësua, çifti u detyru ta shtynte dasmën dhe Anna humbi jetën orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmi i vdekjes së saj u bë publik nga familjarët në rrjete sociale. Postimi u shoqërua me qindra mesazhe që shprehnin dhimbjen e simpatinë për familjarët e miqtë e Annës. Mjekët i kishin dhënë vetëm disa vite jetë, por 25 – vjeçarja e humbi betejën shumë më shpejt…