Milan kthehet te fitorja
Milani kthehet te fitorja në javën e katërt të Serisë A, në një fushë të vështirë si ajo e Sampdorias.
Një sukses i rëndësishëm 1 – 0 pas dy humbjeve në kampionat. Vendasit patën rastet e tyre, por i vetmi gol u realizua nga miqtë.
Karlos Baka, i cili e nisi nga stoli hyri në fushë gjatë pjesës së dytë. Kolumbiani shënoi në minutën e 85’ një gol me tepër vlerë. Ky rezultat e çon në kuotën e 6 pikëve Milanin.
Sot do të luhen dy ndeshje të tjera të javës së katërt të Serisë A.
Lacio do të presë Peskarën, ndërsa Napoli do të luajë me Bolonjan. Nesër mes takimeve të tjera do të zhvillohet edhe Derbi i Italisë, Inter – Juventus.
Tv Klan