Adoleshenjta denoncon prindërit për fotot në Facebook


Adoleshenjta denoncon prindërit për fotot në Facebook

12:36 17/09/2016

Rrjetet sociale padyshim që kanë një vend të rëndësishëm në jetën e pjesës më të madhe të njerëzve.

Por në rastin e kësaj adoleshenteje nga Austria, situata ka kaluar në një tjetër stad.

18 – vjeçarja mësohet se ka denoncuar prindërit e saj për shkak të fotove të postuar prej tyre.

Bëhet fjalë për imazhe kur ajo ishte e vogël.

Sipas adoleshentes, që prej vitit 2009, jeta e saj ka qenë një ferr i vërtetë për shkak të fotove të vazhdueshme që prindërit postojnë në rrjetin social.

Ajo thotë se fotot janë të sikletshme dhe të papërshtatshme dhe prindërit e saj në mënyrë të papërgjegjshme i kanë ndarë ato me 700 miqtë që kanë në Facebook./tvklan.al






Të ngjashme