Eliminohet “ministri i informacionit” i ISIS
Pentagoni lajmëroi se ka vrarë gjatë një fushate sulmesh me dronë në Siri, Adil Hasan al-Fayad, një prej krerëve më të lartë të ISIS, i njohur ndryshe si ministri i informacionit i Shtetit Islamik, pasi organizonte prodhimin dhe shpërndarjen e videove propagandistike të terroristëve.
Uashingtoni njoftoi se ai është vrarë në fillim të Shtatorit në Raka.
Eliminimi i krerëve të ISIS, tkurr planet e tyre për të zgjeruar territorin, si edhe ul gjasat për planifikimin e financimin e sulmeve terroriste,
tha një zëdhënës i Pentagonit.
Vrasja e ministrit te informacinit të Shtetit Islamik, vjen pak kohë pas asaj të Muhamad al-Adnanit, një prej strategëve të atentateve terroriste, për kokën e të cilit ishte vënë një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.
Tv Klan