19:50 14/04/2014Guardia di Finazia e seksionit të Barit në Itali në bashkëpunim me Agjencinë e Doganave të këtij vendi sekuestruan në një automjet që vinte nga Durrësi 1350 kilogramë marjuanë.Sipas mediave përtej Adriatikut, zbullimi i kësaj sasie lënde narkotike erdhi pas një kontrolli në territorin e portit të këtij qyteti për mallrat e paligjshme me origjinë nga vendet e Europës Lindore.Droga u gjet e fshehur në thasët me çimento ndërsa ngarkesa kishte destinacion rajonin e Venetos në veri-lindje të Italisë. Drejtuesi i mjetit, një 55-vjeçar shqiptar, u arrestua në flagrancë.