U arrestua për rrahjen e biznesmenit, mbetet në burg


U arrestua për rrahjen e biznesmenit, mbetet në burg

19:05 17/09/2016

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg Skënder Krajën. 26-vjeçari u arrestua të mërkurën si nja nga personat që rrahën biznesnemin libanez, Faadi Mitri.

Por togat e zeza e kanë lënë në burg vetëm për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike , pasi i’u gjetën 35 gramë kanabis. Gjatë këtyre dy ditëve Prokuroria nuk arriti të gjejë prova që të implikonin të riun në ngjarjen e 10 Shtatorit, ku në Rinas u rrah nga tre persona biznesmeni.

Gjithashtu gjykata vendosi ta dërgojë dosjen në Durrës për kompetencë, pasi kanabisi i’u gjet në shtëpinë e tij në këtë qytet. Policia për këtë ngjarje thotë se ka shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë.

Tre ditë më parë blutë e Tiranës shoqëuan tre persona si të dyshuar, por që u lanë të lirë pas verifikimeve të kryera në komisariatin e Vorës.

Faadi Mitri u rrah të shtunën e kaluar në rrugën e Rinasit. Ai është investitor i një resorti turistik prej 180 milionë eurosh në Gjirin e Lalzit. Ngjarja për policinë ka lidhje pikërisht me këtë investim, ku ka patur konflikte për pronësinë e 43 mijë metrave katrorë tokë ku do të ndërtonte.

Tv Klan






Të ngjashme