Skënderbeu nuk i ndal fitoret


Skënderbeu nuk i ndal fitoret

22:00 17/09/2016

Skënderbeu arriti fitoren e tretë në po aq javë të kampionatit. Ekipi kampion i Shqipërisë që kryeson i vetëm renditjen mundi Laçin me rezultatin 1 – 0. Takimi u vendos nga goli i brazilianit Junior në mesin e pjesës së parë.

Ky ishte goli i parë për sulmuesin e afruar këtë verë. Skënderbeu u mbështet nga tifozë të shumtë, ndërsa hyrja e ishte e lirë për ta. Takimi Tirana – Kukësi që u mbyll në barazim 2 – 2 nisi me thuajse 1 orë vonesë. Reshjet e shiu e bënë të vështirë nisjen e sfidës në orën 17:00. Në këtë takim të parin në shtëpi për bardheblutë të parët shënuan miqtë me Pejiç.

Tirana barazoi me Takun para pushimit mes dy pjesëve. Emini kaloi përsëri në avantazh Kukësin në pjesën e dytë, por kongolezi Merveille shmangu humbjen me golin në takimin debutues me kryeqytetasit. Luftëtari arriti fitoren e parë në këtë sezon të Superligës, madje duke marrë edhe pikët e para.

Skuadra gjirokastrite mundi me rezultatin 1 – 0 Korabin. Golin e vetëm e realizoi mesfushori Andres Montero në minutën e 67’. Rastin më të mirë të shënimit e pati për ekipin dibran e pati Sebino Plaku, por sulmuesi i Korabit goditi keq 11-metërshin në fillimin e pjesës së parë. Të dielën do të zhvillohen ndeshjet përmbyllëse Teuta – Partizani dhe Vllaznia – Flamurtari

Tv Klan






Të ngjashme