Dy shqiptarët dënohen me 10 vite burg, njëri rezulton i vdekur


Dy shqiptarët dënohen me 10 vite burg, njëri rezulton i vdekur

21:34 17/09/2016

Gjykata e Aquila-s në Itali ka dhënë dënimin për dy shqiptarë, të akuzuar për grabitje me dhunë.

Bëhet fjalë për dy të rinjtë e identifikuar si  K.N. 19 vjeç dhe A.X 23 vjeç, të cilët janë dënuar me 10 vite burg në mungesë.

Ata akuzohen për një ngjarje të ndodhur me 28 shkurt të vitit 2013, rreth orës 18:00, ku kanë grabitur një 50 vjeçare italiane pasi ajo kishte tërhequr paratë nga një bankomat duke e lënë të plagosur rëndë.

Ata më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Por njëri prej shqiptarëve, K.N, rezulton të jetë vrarë në apartamentin e tij në Vlorë, 8 muaj pas grabitjes, ndërsa tjetri ende është në kërkim nga policia./tvklan.al






Të ngjashme