
Sarandë/ Automjeti përplas për vdekje këmbësorin
Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 73-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në aksin rrugor pranë fshatit Shkallë, Konispol.
Sipas policisë automjeti tip “Nisan” me targë AA 599 AB, me drejtues shtetasin Myzafer Idrizaj, 52 vjeç, banues në Konispol, ka goditur aksidentalisht një këmbësor i cili gjatë transportit drejt Spitalit të Sarandës ka ndërruar jetë rrugës.
Viktima ka gjeneralitetet: I.P., 73 vjeç, banues në fshatin Shkallë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin Myzafer Idrizaj, me të cilin po kryhen veprimet e arrestimit të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al