Sherri, 21-vjeçari pistoletën në kokë tre të rinjve
Sherri mes të rinjve për pak sa ka përfunduar në një tragjedi. Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar, ndërsa po punon për identifikimin e një të riu tjetër.
Pak pas mesnatës, shtetasit I. F. ,S. F. dhe E. C. kanë njoftuar policinë se janë kanosur nga Xhoni Hitaj dhe një person tjetër, në rrugën "Nuçi Naçi". Efektivët e policisë ndërhynë menjëherë dhe arritën të arrestonin 21-vjeçari si dhe të sekuestronin armën. I riu Xhoni Hitaj e kishte fshehur pistoletën e tipit "SIGSAUER P226", 9mm dhe një krehër me 10 fishekë në një pallat pranë vendit të ngjarjes, në një kuti matësi uji në katin e tretë. /tvklan.al