ISIS merr përsipër sulmin në Minesota


ISIS merr përsipër sulmin në Minesota

19:10 18/09/2016

 

Një mbështetës i Shtetit Islamik ka marrë përsipër sulmin me armë të ftohtë, ku mbetën të plagosur 8 persona, në një qendër tregtare në Minesota të Shteteve të bashkuara.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Amaq e grupit të militantëve islamik të ISIS.

Në një deklaratë, Amaq tha se, agresori është një ushtar i ISIS, dhe ka kryer sulmin si kundërpërgjigje ndaj shteteve të koalicionit që po luftojnë Shtetin Islamik.

Një burrë i veshur me një uniformë të punonjësve të sigurisë, sulmoi me thikë 8 persona. Agresori u qëllua për vdekje nga policia, ndërsa u bë e ditur se përpara çdo sulmi me armën e ftohtë ai pyeste viktimën për besimin fetar.

Tv Klan






Të ngjashme