Tritol poshtë makinës së 35 – vjeçarit


Tritol poshtë makinës së 35 – vjeçarit

15:30 19/09/2016

Një automjet tip ‘Tuareg’ ka shpërthyer në lëvizje mëngjesin e kësaj të hënë në Nikël të Krujës. Në pjesën e përparme të makinës ishte vënë një sasi e vogël eksplozivi. Për pasojë është plagosur në këmbë drejtuesi i automjetit, Gentian Bejtja.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga sasia e e vogël e eksplozivit, hetuesit dyshojnë se autorët kanë dashur vetëm ta paralajmërojnë 35 – vjeçarin. Për blutë, Gentian Bejtja nuk është një emër i panjohur, pasi ka qenë i dënuar më parë për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës.

Këto janë dhe pistat kryesore që po ndjek grupi hetimor, për të zbardhur këtë ngjarje.

35 – vjeçari, në vitin 2013 ka qënë i arrestuar si një nga autorët e vjedhjes se makinës që u përdor në vrasjen e Komisar Dritan Lamaj.

Sëbashku më të, për këtë ngjarje u ndalua edhe Enver Stafuka, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se një viti. Ai u rrëmbye nga katër persona në qendër të qytetit të Fushë – Krujës nga 4 persona të veshur me uniformë policie.

Tv Klan






Të ngjashme