Aksidenti automobilistik me një të vdekur, kapet autori
Një këmbësor ka humbur jetën në aksin Rrogozhinë –Kavajë.
Viktimë ka mbetur një 68-vjeçar me iniciale N.K i cili u godit kur po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Autori i ngjarjes u largua nga vendi i ngjarjes, kurse makinën e braktisi në Kavajë.
Dy orë më vonë policia e Fierit njoftoi për arrestimin e autorit, i cili ka dashur të fshehë ngjarjen./tvklan.al