ISIS i bën “shpëlarje truri fëmijëve”
ISIS po u mëson fëmijëve rregullat brutale dhe radikale, duke hapur shkolla dhe duke u mësuar atyre si të përdorin armët, raporton një grup aktivist në Raqqa.
Kur grupi mori kontrollin në Raqqa në vitin 2014, i mbyllën të gjitha shkollat, dogjën librat e nxënësve dhe detyruan mësuesit të mos jepnin mësim sipas mënyrës së vjetër. Megjithëse shkollat u rihapën më vonë, lëndë të ndryshme si fizika, kimia, filozofia dhe edukimi i fesë së krishterë, u hoqën. Atyre u jepen armë dhe trajnohen për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik. Prindërit të cilët janë larguar nga territori i ISIS thanë se atje u mësonin fëmijëve të tyre të bënin bomba./tvklan.al