Meta takim me strukturat në Pogradec


Meta takim me strukturat në Pogradec

15:07 19/09/2016

Lëvizja Socialiste për Integrim është përfshirë në proces zgjedhor për kryetarin e ri të partisë. Kryetari aktual dhe një nga kandidatët për të rimarrë këtë post, Ilir Meta, ishte në Pogradec ku i’u ka kërkuar strukturave të kësaj force të përfshihen seriozisht në këto zgjedhje për të përmirësuar drejtimin e partisë përmes debatit, pasi siç thotë ai, kjo nuk do të jetë një garë formale.

“Sfida jonë për zgjedhjet e LSI-së është të përmirësojnë më tej drejtimin tonë përmes një debati, jo përmes një procesi formal, dhe në këtë mënyrë ne të jemi plotësisht edhe në aspekt të drejtimit, organizimit dhe të përfaqësimit të LSI-së në çdo nivel, në atë lartësi të shkëlqyer që janë qëndrimet politike të LSI-së në nivel kombëtar.”

Meta ka folur dhe për reformat e qeverisë duke kërkuar që ato të kryen për të qenë në dobi të qytetarëve sepse LSI-ja thotë kryeparlamentari, nuk mund të jetë një strehë e të privilegjuarve pasi ajo vendos në interes të publikut të gjerë dhe jo të individëve dhe grupeve të ngushta.

Tv Klan






Të ngjashme