Zjarr në kampin e emigrantëve në Lesbos
Rreth 4 mijë emigrantë janë evakuuar nga kampi Moria, në ishullin grek të Lesbos, pas një zjarri të madh që përfshiu këtë kamp.
Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë se zjarri është i përmasave të mëdha dhe se flakët po përhapen edhe për shkak të erës.
Deri më tani nuk raportohen të lënduar ndërsa dyshimet paraprake janë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Sipas OKB, në këtë kamp jetojnë rreth 5600 refugjatë, ndonëse kapaciteti është për 3600./tvklan.al