Sekuestrohen tritol, drogë dhe armë në Gjirokastër
Tritol, drogë dhe një arsenal armësh janë sekuestruar rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm nga policia e Gjirokastrës.
Operacioni “Hëna e plotë”, ka sekuestraur 50 kg drogë e llojit marijuanë në aksin rrugor Gjirokastër-Uji i Ftohtë. Policia informon se e lënda narkotike ishte blerë në Lazarat dhe kishte destinacion Italinë.
Burime të policisë së Gjirokastrës bëjnë me dije se në pranga përfunduan shtetasit Shpëtim Sinani 42 - vjeç dhe 16-vjeçari O.S.
Operacioni i policisë ka vijuar në banesat e dy të arrestuarve, nga ku në shtëpinë e 42-vjeçarit Sinani, u gjetën një arsenal armësh e municionesh, si 1 automatik model 56, 1 pistoletë TT, granata dore së bashku me ndezësin, dy kallëpe tritoli si dhe 1650 fishekë.
Policia vijon hetimet për zbulimin e bashkëpunëtorëve të trafikut të drogës dhe armëve.tvklan.al