“STOP”/Skandal në OSHEE, aty ku paratë të shndërrojnë nga debitor në invalid
Emisioni investigativ “STOP” sjell një tjetër rast korrupsioni. Këtë herë në institucionin e OSHEE -së (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike).
Përmes një kamere të fshehtë, “STOP” nxjerr “të palarat” dhe korrupsionin e rëndë që ndodh në këtë institucion. Një person debitor, me 120 mijë lekë të reja, kërkon një mënyrë që të shmangë detyrimin e tij. Për këtë “i vijnë në ndihmë” zyrtarët e Shërbimit të Klientit. Ata kërkojnë 35 mijë lekë të reja dhe i japin debitorit statusin e invalidit. Pas kësaj, personi në fjalë, paguan një shumë qesharake mujore, si detyrim ndaj OSHEE -së. Por ky nuk është rasti i vetëm i tillë. Punonjësi i OSHEE-së, thotë se janë të shumtë debitorët me shifra marramendëse që i drejtohen atyre për “t’iu zgjidhur hallin”, nëpërmjet kësaj mënyre. Qytetari:Ç’kemi ?
Qytetari:Unë dokumentat i nxorra.
Punonjësi:Ai i more?
Qytetari:I mora të gjitha.
Punonjësi:Hajde hyjmë te kafja dy minuta.
Qytetari:Tani ajo është…
Punonjësi:A janë në emrin tënd këto? Kjo është ee
Qytetari:Aluiznit.
Punonjësi:Po
. Punonjësi:Fotokopja, çertifikata është? Në rregull.
Punonjësi:Një sekond t’i çoj këto letra t’i shofë ky shefi.
Punonjësi:Prit merre një kafe se erdha.
Punonjësi:Letrat i ke këtu, në daç i mbaj unë, në daç i mban ti.
Punonjësi:Nesër në orën 11:00 do bëhet kjo punë.
Qytetari:Si funksionon ?
Punonjësi:Një milion e dyqind e ca mijë lekë të fshihen ty.
Punonjësi:1270 000 lekë, s’e di sa ishte fiks totali se e pashë.
Qytetari:Po pra, po si përcaktohet shuma?
Punonjësi:Numrin e librezës e fus në kompjuter dhe shof sa lekë i heqim, dhe unë të tregoj ty 4 milion, 5 milion sa të jetë shuma për me fshi të them kaq i fshihen. Mbrapa të them sa lek po i them për kafe se duhet me ..se tani ky djali që thashë unë është shefi.
Qytetari:Shefi i qendrës aty?
Punonjësi:Po, është supervizori. Unë aty isha , foli me drejtorin atje e i tha: Nesër në orën 11:00 se s’jam te zyra për me e fshi.
Punonjësi:Nesër në orën 11:00 të vijë.
Punonjësi: Unë për ty ta them shifrën tënde, se ma tha ai.
Qytetari:Sa?
Punonjësi:350 000 lekë, po mund të bien dakord dhe te 300 000, se ma ka thënë.
Qytetari:Me 300 000 lekë nesër, a jena në rregull ne?
Punonjësi:Po me 99 %, për 350 000 po , për 50 000 lekë.
Punonjësi:Nuk e di shumë të sigurtë, se robt e shtëpisë se nuk të rrej për këtë punë…
Punonjësi: Unë po flas përsëri me të n.q.s mundet me e ulë.
Qytetari:Sa fole, sa?
Punonjësi:35 janë.
Qytetari:S’bëhet më poshtë?
Punonjësi:Jo “robt”, aq tha
Punonjësi:Kurt ë thirri unë në telefon veç ke me ardhë me firmos letrat dhe me I marr.
Qytetari:Kaloi njëherë pak.
Punonjësi:7 aq i bie.
Qytetari:350 000
Qytetari:Tani duhet me shku te zyrat ne tani?
Punonjësi:Po shko ulu aty dorëzoi se të them unë hajde me mu ti.
Punonjësi:Tani është grupi fiks për atë punë, duhet me dorëzu letrat.
Punonjësi:Me u ul aty tek karrigia. Ka me të ba plotësimin dhe me ta dërgu që sot, nesër ke me ardhë veç me firmos dhe me marrë dokumetat e firmosura dhe me ikë në punën tënde, me pagu 12 000 lekë.
Punonjësja:Në rregull, është nisur emaili sot nesër paradite e ke gati për anullimin.
Qytetari:Si funksionon?
Punonjësi:Gjërat janë sipas vlerës, si ju ve ai vet.
Punonjësi:Me i heq 5 ose 5 e gjysëm, sa t’i bie ai e ka çmimin pak më të madh se ti se.
Qytetari:Po sa? Mi thuaj me shifra konkretisht?
Punonjësi:Nuk t’i them dot shifrat se ai mi thotë mua, shefi.
Qytetari:Tani këta ibëjnë me ligjin e invaliditetit, apo çfarë?
Punonjësi:Këta i bëjnë se i ka thënë Drejtori, ky drejtori që mori ky në telefon.
Punonjësi:Punoni, q…motrëm, deri në fund të muajit.
Qytetari:Po erdhi fundi i muajit.
Punonjësi:Po jemi tash 2 muaj t’u punu o shok.
Qytetari:Sa copa mund të keni bërë ju kështu?
Punonjësi:Ma q… qeni nanën, nuk po them shumë, veç unë personalisht mund të kem bërë mbi 15 copë, po me shifra me të ikë zari.
Qytetari:Me fshi 5 milion lekë sa shkojnë afërsisht?
Punonjësi:Me fshi 5 milionë lekë me 99 % pa një 600 000 lekësh jo.
Punonjësi:Futu mbrapa ku të duash në kompjuter, në qoftë se të del.
Qytetari:Dhe këta e bëjnë sikur është invalid?
Punonjësi:Ke librezën e invalidit. Kjo p.sh është 1 vjeçare. Çdo vit ta rinovosh. Edhe ajo nuk hyn më, thjesht ai i lëshon nji vërtetim gjasme është i sëmurë për invaliditet diçka…Ja fut vërtetimin në të, me emër me krejt.
Punonjësi:Ai e shef, po thotë qenka në rregull kët për me e fshi.
Punonjësi:I fshin krejt.
Qytetari:Librezat i gjeni ju këtu?
Punonjësi:Ë?
Qytetari:Librezat i gjeni ju këtu?
Punonjësi:Ça librezash?
Qytetari:Invaliditeti, vërtetim.
Punonjësi:Sa të dush. Me ton a do?
Punonjësi:S’ke punë hiç o vëlla
. Punonjësi:Ti, nqs ty të hyn ferrë në këmbë për këtë shumë që të them unë ta fshijë. Futu në kompjuter pas 72 orësh.
Qytetari:Drejtori i madh ju ka thënë jepni krahëve?
Punonjësi:Për këtë kafe, me i q…motrën, vetëm jepi zjarr, a keni takat deri në fund të muajit.
Qytetari:Deri në fund të muajit
. Punonjësi:Ky djali është supervizori këtu, ky është më i madhi i kësaj pike këtu, hyra në dhomë, tak në zyrë me të i thashë kqyre këtë me e heq, direkt e mori në telefon atë drejtorin dhe i tha nuk jam këtu me ba anullimin, se ky ja çon me email ai e anullon atje.
Punonjësi:Nuk është se i merr veç një këtu, i merr ky, i merr drejtori dhe tash kështu janë punët, po punë janë duke ju krye njerëzve tu ju q…robt.
Punonjësi:Nuk është shumë e vogël psh. Hajt se kjo shuma jote nuk është shumë e madhe po të tjerët që kanë nga 5 e nga 10 milion që kanë, a pak të duket me të fshi 5 milion?!/
tvklan.al