Tiranë/Aksidentohet këmbësori, ambulanca vjen 20 minuta me vonesë


Tiranë/Aksidentohet këmbësori, ambulanca vjen 20 minuta me vonesë

21:17 20/09/2016

Në Shqipëri të aksidentojnë edhe kur po kalon tek vizat e bardha dhe të lenë të vdesësh në mes të rrugës.

Është pikërisht kjo çfarë i ka ndodhur një kalimtari mbrëmjen e sotme në kryeqytet, i cili u përplas nga një makinë teksa kalonte tek vizat e bardha.

Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes në “Rrugën e Dibrës”.

I aksidentuari, në gjendje të rëndë për jetën, ka qëndruar në mes të rrugës për të paktën 20 minuta, pasi ambulanca mbërriti me vonesë.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj./tvklan.al

aksidenti1





Të ngjashme