Presidenti Nishani takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së


Presidenti Nishani takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

14:50 21/09/2016

Presidenti Bujar Nishani, ndërsa po merr pjesë në punimet e Sesionit të 71-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Presidenti Nishani, në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, e vlerësoi atë për lidershipin e treguar në iniciativat e ndërmarra nga Organizata gjatë drejtimit të tij, veçanërisht në ato që lidhen me klimën, agjendën për njerëzimin, si dhe planin e veprimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

“Njerëzit kanë nevojë për shpresë dhe me iniciativat tuaja ju ia keni dhënë këtë.” – u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti Nishani evidentoi gjithashtu faktin se Shqipëria është tërësisht e angazhuar për zbatimin e këtyre iniciativave në nivel kombëtar, si dhe e siguroi Sekretarin e Përgjithshëm edhe për rolin pro aktiv të Shqipërisë në forumet ndërkombëtare dhe avancimin e të drejtave të njeriut./tvklan.al






Të ngjashme