Tiranë/Kapet me 20 kg drogë, pranga të riut
Një 22 – vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vorës pasi u kap me 20 kilogramë kanabis.
I arrestuari është Egli Duka, banues në Tiranë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se arrestimi i 22 – vjeçarit u bë pasi efektivët e policisë konstatuan një parcelë me 42 bimë kanabis.
Më pas gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti edhe sasinë prej 20 kilogramë kanabisi./tvklan.al