Rama inspekton projektet e qeverisë në Elbasan


Rama inspekton projektet e qeverisë në Elbasan

15:13 21/09/2016

Kryeministri ka shfrytëzuar një vizitë në Bashkinë e Elbasanit, për të inspektuar investime të qeverisë në infrastrukturë e shëndetësi, por dhe për të bashkëbiseduar me fermerët të këtij qarku, për t’i nxitur të përfitojnë 300 mln euro nga Fondi Kombëtar i Garancisë për Bujqësinë.

Në Byshek, Rama pa fillimin e rrugës që e lidh këtë zonë me 9 fshatra të tjerë, ndërsa u ndal dhe në spitalin e Elbasanit për të lajmëruar se nga java e ardhshme, pranë këtij spitali rajonal do nisin të funksionojnë 12 autoambulanca, nga 7 që shërbejnë deri më tani.

Kryeministri është ndalur të shijojë dhe pamjen që të ofron parku i ri në qendër të Elbasanit, që ai beson se është kthyer në vendin e preferuar të banorëve të këtij qyteti.

Tv Klan






Të ngjashme