PD: Jo më pjesë e Komisionit për Reformën në Drejtësi. Vetting –u drejt Gjykatës Kushtetuese
Demokratët nuk do të marrin më pjesë në mbledhjet e Komisionit të Reformës në Drejtësi, ku vijon diskutimi i ligjeve që do të bëjnë funksionale paketën e ndryshimeve kushtetuese, të miratuara me konsensus në 21 Korrik.
Nënkryetari i këtij Komisioni, Oerd Bylykbashi thotë se opozita nuk mund të jetë pjesë e një procesi ku, sipas tij, shkelet ligji themeltar i shtetit.
Shkak i bojkotit të komisionit u bë projektligji për organet e reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, që sipas Bylykbashit e riktheu mazhorancën tek qëllimi i saj për kapjen politike të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.
Me shumë gjasë, edhe ligji i vetingut do përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Ekspertët e opozitës e kanë përmbyllur materialin në të cilin, sipas tyre, vërehet shkelje flagrante të Kushtetutës.
Një tjetër projektligj që opozita e cilëson antikushtetues, ndaj të cilit ka paraqitur dhe amendamentet e saj, është ai për SPAK -un.
Tv Klan