Lezhë/Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një kufome
Policia e Lezhës kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar kufomën e një personi, i cili humbi jetën në një aksident në Maj të këtij viti.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, kjo polici sqaron se viktima u aksidentua për vdekje më 17 Maj, në orën 21:45 , në vendin e quajtur “Ura e kanalit të Gjormit”, në segmentin rrugor Fushë Krujë – Milot.
Viktima ka këto karakteristika:
Kufoma është e seksit mashkull, i moshës rreth 35 – 40 vjeç.
Ka strukturë të rregullt trupore, me gjatësi rreth 180 cm, si dhe peshë trupore 120 kg.
Shtetasi në fjalë mbante veshur një xhakovento ngjyrë gri, poshtë saj një triko pambuku ngjyrë gri, si dhe një palë tuta pambuku ngjyrë blu.
Policia thotë se disponon disa fotografi të personit të aksidentuar, të cilat mund të vihen në dispozicion të personave të interesuar që mund të kontribuojnë për identifikimin e këtij shtetasi.
Për çdo të dhënë në lidhje me identifikimin e tij, policia ka vendosur edhe numrin e kontaktit:
0694103149.
/tvklan.al