Pas skandalit të denoncuar në “STOP” flet Drejtoresha e Divizionit në OSHEE
Një ditë më parë emisioni investigativ "STOP" transmetoi një kamera të fshehtë, në të cilën punonjës të OSHEE-së merrnin para nën dorë në këmbim të dhënies së një karte invaliditeti dhe fshirjes nga sistemi të borxhit të mbartur.
Sot OSHEE reagoi duke pezulluar punonjësit e sektorit përgjegjës dhe çuar ata për ndjekje penale. Personi që shfaqet në video Emirjon Lluka është shoqëruar nga policia e shtetit, ndërsa drejtuesja dhe specialistja pranë shërbimit të klientit janë pezulluar. Në një intervistë për mikrofonin e “STOP”, Drejtoresha e Divizionit Tregtar në OSHEE-së, Albana Ferraj, thotë se veprimi abuziv i punonjësit të sigurisë ka dëmtuar imazhin e punonjësve dhe të kompanisë.“Ne deshëm paraprakisht që të falenderonim programacionin e emisionit “STOP”, i cili na solli në vëmendje një çështje të kësaj kategorie. Veprimin që ka realizuar roja i sigurisë është një veprim abuziv dhe në dëm të imazhit të punonjësve dhe të kompanisë në këtë rast.”
Çfarë ka ndodhur me personelin atje?“Në bazë të pamjeve filmike që ju keni shfaqur mbrëmë është personeli i qendrës së shërbimit për klientin. Ne kemi pezulluar shefin e qendrës së klientit, plus dhe një specialist tjetër. Ndërkaq për sa i takon punonjësit të sigurisë, jemi informuar dhe në dijeninë tonë është i shoqëruar nga organet ligjzbatuese.”/tvklan.al