Juventus ngjitet në krye
Juventus mori përsëri kreun e renditjes, falë fitores 4 – 0 me Cagliari. Humbja me Inter në “San Siro” u harrua shumë shpejt dhe kaloi Napoli që barazoi pa gola në fushën e Genoa.
Juventus siguroi triumfin që në pjesën e parë me golat Rugani, Higuain dhe Dani Alves. Pas pushimit Ceppitelli shuajti çdo shpresë të skuadrës së tij me autogolin e shkaktuar.
Inter ia doli të marrë 3 pikët në fushën e Empoli me fitoren 2 – 0. Shënues në këtë takim ishte kapiteni Icardi. Roma mundi thellë 4 – 0 Crotone e vendit të fundit. Atalanta e Etrit Berishës humbi në fund 1 – 0 me Palermo, ndërsa në barazim pa gola përfundoi takimi mes Pescara dhe Torino.
Tek abrucezët Ledian Memushaj e nisi si titullar, ndërsa Rei Manaj hyri në pjesën e dytë si zëvendësues. Të martën Milan mundi 2 – 0 Lazio.
Tv Klan