![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2016/09/shba-2.jpg?fit=962%2C630&ssl=1)
Video/ Dhunë…. Gjendje e jashtëzakonshme në SHBA!
Guvernatori i Karolinës së Veriut ka deklaruar gjendje emergjence në qytetin e Charlotte, ndërkohë që trazirat vazhdojnë për shkak se të vrasjes së një personi me ngjyrë, nga policia.
Dhuna shpërtheu një sekondë pasi Keith Lamont Scott, 43 vjeçar u qëllua nga një oficer me ngjyrë. Një nga protestuesit është në gjendje kritike “pasi një civil, goditi një tjetër”, thanë qytetarët.
Scott ishte personi i tretë që u vra nga policia brenda një jave. Protestuesit ishin të inatosur që policia e kishte lënë të vdekur në rrethana të tilla.
Oficerët e policisë ishin duke arrestuar një person tjetër kur kishin parë atë të dilte nga makina i armatosur. Ata e kishin paralajmëruar ta hidhte armën, por familja e tij thotë se ai ishte duke lexuar një libër, ndërkohë që priste të birin të dilte nga autobusi i shkollës.
Policia në Charlotte përdori gaz-lotsjellës ndërkohë që u përball me qindra protestues. Departamenti i policisë tha se katër policë ishin lënduar./tvklan.al