Berisha – Rama, akuza të forta në parlament
Kryeministri Rama dhe ish – kreu i qeverisë Sali Berisha akuzuan njëri – tjetrin për largimin nga Shqipëria të kompanisë “Omnix Albania”, që do të investonte 450 milionë dollarë në një kompleks turistik në Gjirin e Lalzit, pas rrahjes barbare ndaj përfaqësuesit të saj në Tiranë.
“Akti i parë që ka bërë Edi Rama në Shtator të vitit 2013 ka qenë anulimi. Përse e rikthyet? E rikthyer pasi i bëtë rryshfet. Çfarë ndodhi? Valixhja 4 milionë euro!”.
“Sot, përpara pasqyrës, sipërmarrësi që u largua mund të shikojë plagët e sistemit që ngrite ti. Pas zgjidhjes së të gjitha problemeve administrative, pa pritur dhe pa kujtuar, del dhe jep dajak një gjykatëse, e cila kthen në mënyrën më abusive dhe të pa imagjinueshme, pronë brenda zonës së investimit dhe e kthen pronë në Korrik të këtij viti”.
“Kur u zhvilluar gjyqi? Nuk u zhvillua gjyqi në Korrik të 2012 – ës, as në Korrik të 2013 – ës. Gjyqi u zhvillua në Korrik të 2016 – ës. Por shteti ka një detyrim. Çdo gjyq që e humbet, shteti e ndjek. A e dini ju që se ndoqën kurkund? Pse e mbylli gojën? Ia mbylli shuku i parave, valixhja. ”
Rama e Berisha u përplasën ashpër edhe për kultivimin e kanabisit. Ish – Kryeministri Berisha i bëri thirrje NATO -s të marrë në analizë gjendjen e kanabisit në Shqipëri, duke thënë se nga kanabisi shqiptar po financohet ISIS.
“I bëj thirrje Aleancës të Atlantikut të Veriut me urgjerncë të marrë në analizë gjendjen e drogës në Shqipëri. Sepse ky vend, në rast se nuk ndërhyet me urgjencë në këtë situatë, ju garantoj se shumë shpejt do të jetë një financues i madh i terrorizmit ndërkombëtar, i ISIS në radhë të parë.”
“Kur i bëre thirrje sot Aleancës së Euro Atlantikut dukeshe tamam si Pablo Escobari, që i bënte thirrje botës së lirë për të mbrojtur familjen e tij”.
“Nga mushkonjat e aeroporteve, tek aeroporte për trafiqe kriminale, kurrë s’ka qenë më e kërcënuar siguria kombëtare e këtij vendi. Çfarë do të thoni ju? Qeveria ka krijuar sistem aeroportesh për të transportuar armë, drogë, çdo gjë.”
“Duro Sali edhe pak, Guardia di Finanza i ka kryer të gjitha operacionet e vëzhgimit dhe do të raportojë publikisht. Dhe unë jam shumë dakord me ty, që nëse kryetari i Kuvendit mer iniciativën me mbështetje të të gjithëve ne, këtu në këtë sallë, ta shfaqim raportin vizual të Guardia di Finanzas.”
Ashpër u përplasën edhe në lidhje me projekltigjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Tv Klan