FIAA dënon sulmin ndaj biznesmenit
Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar nga biznesmenit libanez Fadi Mitri. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, kjo shoqatë e konsideron këtë sulm si kriminal dhe një veprim të ndërmarrë nga individë që operojnë jashtë kufijve ligjor.
“
Dënojmë ashpër sulmin e dhunshëm dhe kriminal të ushtruar mbi Administratorin e Grupit OMNIX në Shqipëri, Z. Fadi Mitri. Kjo ngjarje ka ndodhur në një moment në të cilin FIAA, Partnerët Ndërkombëtarë si dhe Qeveria e Shqipërisë, janë duke punuar intensivisht së bashku për të përmirësuar Klimën e Biznesit me qëllim për të tërhequr investime të huaja, shumë të nevojshme për zhvillimin e vendit dhe për përmirësimin e standardeve të jetesës në Shqip
ëri.
Ky është qartazi një veprim i ndërmarrë nga individë që operojnë jashtë kufijve ligjore, t
ë cilët n
ë
k
ë
t
ë
form
ë vënë në rrezik reputacionin e të gjithë Komunitetit”,
thuhet në deklaratë.
Teksa vlerëson reagimin në kohë të organeve ligjore në vend, FIAA thekson se është tepër e rëndësishme që Reforma në Drejtësi të miratohet, një reformë e mbështetur nga kjo shoqatë që fillim të procesit.
“Megjithëse, FIAA e supozon se ky është një “rast i izoluar” dhe duke vlerësuar reagimin në kohë të forcave zbatuese të ligjit, i bën thirrje institucioneve shtetërore të marrin masat më të forta të mundshme ndaj këtyre “armiqve të përbashkët”. Në këtë rast FIAA dëshiron të sjellë në vëmendje rëndësinë e miratimit të Reformës në Drejtësi, e mbështetur në mënyrë efektive nga FIAA që nga fillimi i proçesit”.
Në fund FIAA thekson se, si përfaqësuese e bizneseve të huaja që aplikojnë praktikat më të mira dhe standardet më të larta etike është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjithë komponentët e shëndetshëm të shoqërisë civile dhe me institucionet e shtetit, për të shmangur që ngjarje të tilla fatkeqe të ndodhin përsëri në të ardhmen./tvklan.al