Video/Brenda laboratorit të drogës, u gjet pak km larg pistës së avionit në Ishëm


Video/Brenda laboratorit të drogës, u gjet pak km larg pistës së avionit në Ishëm

19:54 22/09/2016

Kjo vilë dy katëshe ndodhet pak kilometra larg pistës së zbuluar pak ditë më parë në fshatin Godull të Ishmit. Brenda saj, Policia e Durrësit zbuloi mëngjesin e së enjtes 300 kilogramë kanabis sativa.

Ajo është ndërtuar mes pyllit, në një fshat të largët të njësisë administrative Ishëm, larg banesave të tjera dhe vëmendjes së banorëve. Ambientet e brendshme të saj shërbenin si laborator për pastrim, tharjen dhe magazinim e bimëve narkotike.

Siç shihet edhe nga pamje të siguruara nga Televizioni Klan, gjurmën e mbetura të hashashit duken në çdo ambient të vilës.

hashashi-shtepia

Në dhomat e katit të parë janë vendosur tela, në të cilat vareshin bimët, ku nëpëmjet vendilatorëve kryhej procesi i tharjes.

Vila është në pronësi të Besmir Agasit, 47 - vjeç, banor i fshatit Kërtushaj, i cili është shpallur në kërkim. Megjithatë policia ndaloi drejtuesin e një furgoni, i cili dyshohet që po transportonte për në këtë banesë, 13 punëtorë, të cilët do të punonin për përpunimin e hashashit.

Laboratori u zbulua pas informacioneve të mara në rrugë operative, operacioneve dhe kontrollet e shumta në kryera në këto zonë, fill pas zbulimit të pistës 1.5 kilometra të gjatë, të ndërtuar në skajin më të largët të Ishmit.

Hetuesit po përpiqen të gjejnë prova nëse kjo sasi droge e sekestruar sot ka lidhje me avionin e rrëzuar pak ditë më parë.

Tv Klan





Të ngjashme