Elseid Hysaj rinovon javës tjetër
Elseid Hysaj pritet të firmosë kontratën e re javën e ardhshme. Lajmin e bën të ditur vetë menaxheri i tij, Mario Giuffredi për radion CRC.
Firma për kontratën që do të zgjatet deri në 2021 mund të hidhet që të hënën. Marrëveshja e re do të shtohet me 1 vit, por më i rëndësishëm mbrojtësin është rritja e pagës.
Sipas mediave italiane, shuma do të jetë rreth 1 milionë e gjysmë euro në sezon. Elseid Hysaj u transferua verën e vitit të kaluar nga Empoli te Napoli, duke u kthyer në një lojtar kyç për skuadrën e Maurizio Sarri.
Rinovimi i Hysajt është diskutuar gjatë në këtë fushatë që ka nisur Napoli. Presidenti Aurelio De Laurentiis po mban disa lojtarë, të cilët i vlerëson si të rëndësishëm për ekipin që merr pjesë edhe në grupet e Champions League.
Tv Klan