Leximi i sahateve të energjisë me Bluetooth
Faturistët nuk do të kenë më nevojë të hedhin në blloqe të dhënat e konsumit të energjisë gjatë leximit të sahateve.
Kjo gjë do të bëhet e mundur direkt me anë të një pajisje, e cila bën leximin e të dhënave me Bluetooth dhe e printon faturën në çast.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur ta aplikojë këtë projekt pilot në disa zona në Tiranë, Durrës dhe Fier, ndërsa synon që brenda këtij viti të shtrihet në të gjithë Shqipërinë
Investimi për këto pajisje lexuese sipas OSHEE shkon në 2 milionë dollarë dhe nuk ka kosto për qytetarët./ TV KLAN