Sulme të ashpra për çlirimin e Aleppos


Sulme të ashpra për çlirimin e Aleppos

17:10 24/09/2016

Ushtria siriane, në bashkëpunim me dy fuqitë e mëdha, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë kanë intensifikuar sulmet në qytetin e Aleppos, qytet i cili është ende nën kontrollin e trupave kryengritëse.

Që pas bombardimeve të së premtes, avionët luftarakë kanë kryer goditje të zonave të kontrolluana nga rebelët, por raportohet që dhjetëra fëmijë dhe civilë kanë mbetur të vrarë nga sulmet e dy ditëve të fundit, ku vetëm gjatë të shtunës në mëngjes, humbën jetën 25 civilë.

Sulmet nga ajri dhe nga toka, për çlirimin e Aleppos nga kryengritësit kanë lënë rreth 2 milionë njerez pa ujë pasi është goditur rrjeti i furnizimit.

Armëpushimi për të cilin negociuan SHBA dhe Rusia u thye pasi sulmit vdekjeprurës të së hënës, në autokollonën e ndihmave humanitare.

Tv Klan






Të ngjashme