Jetë e re në Europa?


Jetë e re në Europa?

18:08 24/09/2016

Shkencëtarët kanë dyshuar prej kohësh se sateliti Europa ka oqeane të mëdhenj me kripë nën koren e tij, por pa dërguar një robot, deri më tani ata nuk kanë qenë në gjendje që ta konfirmojnë.

Të hënën e ardhshme, NASA do të dalë në një konferencë shtypi, për të paraqitur prova të një oqeani mbi sipërfaqe në hënën e ngrirë.

Europa është një prej hënave të shumta të Jupiterit dhe konsiderohet një prej kandidatëve më të mirë për jetë aliene në sistemin tonë diellor.

Zbulimet janë bërë prej Teleskopit Hapësinor Hubble me pamjet që ai ka nxjerrë nga Europa dhe kanë të bëjnë me “aktivitet që mund të jetë i lidhur me praninë e një oqeani mbi sipërfaqe”.

Shkencëtarët e NASA-s përllogaritën se ekuilibri kimik i oqeaneve nën sipërfaqen e Europas mund të ketë mjaftueshëm hidrogjen e oksigjen, për zhvillimin e formave të jetës./tvklan.al






Të ngjashme