21:48 15/04/2014Në një mbledhje të zhvilluar pasditen e sotme Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka marrë masa disiplinore për 5 gjyqtarë.Pas diskutimeve, si dhe bazuar në disa relacione të dërguara Ministrit të Drejtësisë, nga Zv.kryetari i KLD-së, Këshilli vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Shkodër Albano Çepele, si dhe transferimin në një gjykatë të një niveli më të ulët për 2 vjet të gjyqtares Elona Gjoka e cila kalon nga Gjykata e Tiranës në atë të Kavajës.Gjithashtu Këshilli i Lartë i Drejtesisë morri masën disiplinore “Vëretje me paralajmërim për shkarkim nga detyra” për gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit të Krujës, Enkelejda Hoxha, Engjëllushe Tahiri dhe Nazmije Pengili.Në të pesë rastet e propozuar për procedim disiplinor, konstatimi i shkeljeve të bëra nga ana e gjyqtarëve ka qënë iniciativë e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bazuar në verifikimin e ankesave të qytetarëve të mbërritura pranë këtij institucioni, ankesa të cilat konsistonin në: zvarritje e pajustifikuar e procesit gjyqësor, duke përfshirë edhe vonesat e pajustifikuara në zbardhjen e vendimeve, shkelje haptazi e ligjit procedural dhe moszbatim i vendimeve unifikuese.Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani, u shpreh se KLD, nuk do të hezitojë asnjëherë, që ato gjyqtarë, të cilët do të guxojnë të shkelin dhe mosrespektojnë ligjin, do të përballen me masa tepër të ashpra.