SHBA, të shtëna me armë në një qendër tregtare
9 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një afroamerikan i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare në Houston, në SHBA.
Agresori është qëlluar për vdekje nga forcat e policisë të cilat thanë se bëhej fjalë për një jurist, i cili që në orët e para të mëngjesit ka hyrë në marketin pranë zonës ku jetonte dhe ka sulmuar klientët.
Juristi afroamerikan kishte parkuar makinën e tij, të mbushur me armë, pranë vendit të ngjarjes.
Një hetim ka nisur menjëherë nga FBI, por deri tani nuk ka të dhëna që agresori të ketë lidhje me ndonje grup terrorizmi ndërkombëtar. Sipas zyrtarëve dyshohet që afroamerikani të ketë pasur probleme me firmën ligjore për të cilën punonte./tvklan.al