Video/ Polici shpëton një burrë nga sulmi i pitbullave
Deputeti kanadez Barret Storm po ikte për në punë, kur pa një burrë që po vraponte e po bërtiste ndërkohë që po e ndiqnin dy qen afër gjimnazit El Reno, në Oklahoma.
Burri, i cili nuk është identifikuar, po vraponte duke u përpjekur të mbronte veten nga qentë, me xhaketën e tij.
Storm ndaloi menjëherë dhe e hipi burrin mbi pjesën e sipërme të makinës, që të mund të mbroheshin nga qentë.
“
Qentë ishin gati për të sulmuar. Mendoja vetëm si ta shpëtoja burrin
”, tha polici.
Strom vazhdoi t’i trembte qentë me shkopin e tij të policisë derisa mbërriti qendra e kontrollit të kafshëve për t’i kapur, që të mos të ishin më në gjendje të ndiqnin dikë tjetër.
Ai vendosi të mos i qëllonte sepse ishte ora 3 e drekës dhe së shpejti dilnin nxënësit nga shkolla.
Qentë u kthyen tek i zoti i tyre i cili citoi se kishte bërë gabim që i kishte lënë qentë vetëm./tvklan.al